Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 21:58 | Ballkani

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tetovë, ku është gjetur pa shenja jete një vajzë e re, dyshohet studente e vitit të katërt me origjinë nga Kosova.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:30, banorë të lagjes pas Tregut të Gjelbër kanë njoftuar policinë për trupin e pajetë të gjetur në parkingun e një ndërtese banimi. Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa ekipet hetimore po mbledhin prova dhe dëshmi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, shkruan A2 CNN.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje, vetëvrasje apo aksident, pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup konfirmoi se është njoftuar nga policia rajonale e Tetovës për rastin dhe ka vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale, duke ndjekur nga afër zhvillimin e hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos