Televizioni publik RTV Vojvodina në Serbi, e nisi edicionin informativ të pasdites të hënës, me një kërkim falje publike ndaj teleshikuesve, duke pranuar se prej vitesh nuk e ka përmbushur siç duhet misionin e tij.
Pasi transmetoi pamje nga festimet e qytetarëve në Sheshin e Lirisë në Novi Sad me rastin e fitores se Listës Studentore përballë Aleksandar Vuçiç, përmes një deklarate të lexuar nga prezantuesi Goran Eror televizioni pranoi se ka heshtur, ka mbyllur sytë përballë ngjarjeve, ka raportuar në mënyrë të njëanshme dhe pa kritika, duke mos bërë as pyetjet që duhej.
Paralelisht, në RTV ka nisur edhe një valë ndryshimesh në drejtim që sipas sindikatës “Nezavisnost”, Darko Sper janë të domosdoshme për të çliruar televizionin nga ndikimi politik. Ai akuzoi drejtuesit e mëparshëm për deformim të informimit publik që prej vitit 2016, kur, sipas tij, përfaqësuesit e Partisë Përparimtare Serbe morën kontrollin e programit.
Në fund të edicionit, Goran Eror theksoi se ky është fillimi i një përpjekjeje për të rifituar besimin e publikut, ndërsa RTV përballet me sfidën për të rikthyer profesionalizmin dhe besueshmërinë e gazetarisë publike. Një hap të ngjashëm ndërmori edhe Hungaria në korrik kur transmetuesi shtetëror M1 kërkoi falje që për shume vite nuk kishin treguar të vërtetës, pasi Viktor Orbán humbi zgjedhjet parlamentare ndaj Peter Magyar. (A2 Televizion)