Tërmeti i fortë 'shkund' Santorinin, ishulli nuk gjen qetësi nga lëkundjet

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 12:24 | Ballkani

Tërmeti i fortë 'shkund' Santorinin, ishulli nuk gjen

Për disa ditë me radhë, ishulli grek Santorini vijon të mos gjejë “qetësi” nga tërmetet, që e kanë lëkundur tokën herë pas here.

Ditën e sotme ishulli është ‘goditur’ sërish nga një tërmet i fortë, i cili kishte një magnitudë prej 5.1 të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi para orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet me dije se lëkundjet e tërmetit janë ndier veçanërisht edhe në Atikë. Më herët në të njëjtën zonë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter, shkruan A2 CNN.

Tërmeti i fortë 'shkund' Santorinin, ishulli nuk gjen (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos