Tërmeti 'shkund' Santorinin, ishulli grek nuk gjen qetësi

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 19:35 | Ballkani

Tërmeti 'shkund' Santorinin, ishulli grek nuk gjen qetësi

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit në Greqi, duke tronditur banorët e zonës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit, ishulli i Santorinit është tronditur nga tërmete të shumta, shkruan A2 CNN.

Pak kohë më parë, mijëra banorë të Santorinit u zhvendosën nga ishulli, për shkak të rrezikut të shtuar që paraqisnin lëkundjet sizmike.

Tërmeti 'shkund' Santorinin, ishulli grek nuk gjen qetësi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos