Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis reagoi pas incidentit të regjistruar një ditë më parë, ku presidentja e re Gordana Silanovska-Davkova nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit gjatë ceremonisë së betimit që u zhvillua në Kuvend.
Sipas Mitsotakis, ky veprim i Davkovës ishte një provokim dhe i bëri thirrje asaj t’u kthehet detyrave Kushtetuese.
“Ne nuk pranojmë një lapsus të tillë, i bëjmë thirrje zonjës Silianovska t’u kthehet detyrave të saj ligjore. Kjo është një iniciativë e paligjshme dhe e palejueshme dhe një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj”, tha kryeministri grek. (A2 Televizion)