Gordana Siljanovska Davkova është zyrtarisht presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi zyrtar u dha sot nga kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski me shpalljen përfundimtare të rezultateve të votimit për zgjedhjet presidenciale të 8 majit.
Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhur me shumicën e votave përkatësisht 561.000 vota, kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski 251.899. Në seancë u miratua njëzëri procesverbali për përfundimin e rezultateve të votimit.
Siç tha Dashtevski, Siljanovska Davkovës certifikata e zgjedhjes për kryetar të shtetit dhe për inaugurimin i cili është bërë në ora 10:00.
Në KSHZ nuk ka pasur vërejtje për procedurën e përmbledhjes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, të cilat po ashtu janë të 8 majit, nëntë janë dorëzuar nga Koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e Majta.
Pas shpalljes përfundimtare të rezultateve zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të dorëzojë raport në Kuvend për caktimin e seancës për inaugurimin e presidentit të ri, e cila, sipas njoftimeve, do të mbahet nesër në mesditë. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Mandati i presidentit aktuale skadon menjëherë.
Profesoresha universitare Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që do të zgjidhet në këtë detyrë. (A2 Televizion)