Jeta e Vuçiç është në rrezik, Brnabiç riciklon kërcënimet e mafies malazeze

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 21:04 | Ballkani

Jeta e Vuçiç është në rrezik, Brnabiç

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç ka rikthyer edhe njëherë deklaratat e forta se jeta e presidentit Aleksandër Vuçiç është në rrezik.

Sipas saj, presidenti është i rrezikuar nga kartelet të drogës në Mal të Zi, paralajmërime që riciklohen për të disatën herë.

Ish-kryeministrja serbe në një intervistë për televizionin Happy tha se ky grup kërkon të eliminojë presidentin, pasi ai është pengesa e vetme ndaj tyre.

“Kërcënimi për jetën e Aleksandër Vuçiçit ekziston për sa kohë që Radoje Zvicer është i lirë”, tha Brnabiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos