All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Perëndimi futi luftën në ish-Jugosllavi”, mesazhi i koduar i Putin: Bota po ndryshon, jemi në pikë pa kthim

Nga Xhevahir Qardaku
14 Qershor 2024, 20:30 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Nga ministria e Jashtme në Moskë dha një mesazh të rëndësishëm për botën. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se planeti po ndryshon dhe asgjë nuk do të jetë më si përpara, pasi pretendoi se gjithçka tashmë ka shkuar në një rrugë pa kthim.

Shefi i Kremlinit tha se rendi aktual global nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk funksionon më dhe duhet një i ri, teksa si shembull për të mbështetur pretendimin e tij zgjodhi Ballkanin.

“Shpejt u bë e qartë se skema perëndimore, e shpallur si e vetmja korrekte për sigurinë dhe prosperitetin në Europë dhe në botë, në fakt nuk funksionon. Le të kujtojmë tragjedinë në Ballkan. Problemet e brendshme - natyrisht, ato ekzistonin: të akumuluara në ish-Jugosllavi, të rënduara ashpër për shkak të ndërhyrjeve të papërpunuara të jashtme. Edhe atëherë, parimi kryesor i diplomacisë së NATO-s u tregua në të gjithë lavdinë e tij - thellësisht i mangët dhe i pafrytshëm në zgjidhjen e konflikteve komplekse të brendshme, domethënë: të akuzojnë njërën nga palët, të cilën për disa arsye nuk e pëlqejnë.”

All - Paragraf - 3

Putin vazhdoi me pretendimet e tij, duke thënë se e njëjta skemë është ndjekur nga Perëndimi, si në ish-Jugosllavi, edhe në Irak, Libi dhe Siri. Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s nuk solli ndonjë përmirësim, por vetëm varfëri.

Duke mos iu referuar Kosovës me emër, por në përgjithësi si “enklava terroriste”, presidenti rus akuzon perëndimin se vetëm ka shkatërruar miliona jetë njerëzish dhe ka përhapur qendra sociale dhe fatkeqësish humanitare.

Ndërkohë, gjatë të enjtes, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, pretendoi se NATO po furnizon Kosovën me armë dhe po e ndihmon të krijojë ushtrinë e saj. Ai vazhdoi retorikën dhe propagandën e nisur nga Serbia se kjo po bëhet me qëllim dënimin e serbëve, siç tha ajo me provokim, “nga territore që i përkasin Serbisë”.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos