Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin

Nga Erjon Dervishi
7 Maj 2024, 15:51 | Ballkani

Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian i ka dhënë dritën jeshile përfundimtare miratimit të programit të ndihmës financiare për Ballkanin Perëndimor e cila kap vlerën e 6 miliardë euro.

Ashtu edhe siç është bërë e ditur më parë nga Komisioni Europian, vendeve të Ballkanit Perëndimor u kërkohet miratimi i shumë reformave dhe ku ndër më kryesoret janë ato të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Sakaq për Kosovën dhe Serbinë ka një parakusht e cila ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve si dhe arritjen e dakordësisë për të gjitha marrëveshjet e kërkuara nga Bruskeli. Ndihma financiare prej 6 miliardë euro do të ndahet për çdo vend të Ballkanit Perëndimor në bazë të numrit të popullsisë, ku pjesën më të madhe do ta marrë Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos