Lëkundje të forta në Kretë, tërmeti me magnitudë 5.7 trondit ishullin grek

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 08:17 | Ballkani

Lëkundje të forta në Kretë, tërmeti me magnitudë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ndodhi pas orës 6 të mëngjesit, 23 km në jugperëndim të Lassithit.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ndodhi në orën 6.18 të mëngjesit dhe, sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tij ndodhi në zonën detare, 23 km në jug-jugperëndim të Goudouras, Lassithi në një thellësi prej 9.7 km. Ndërsa Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, magnituda e tërmetit është 5.8.

Deri më tani, nuk është raportuar për dëme, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës.

Sipas kryebashkiakut të Sitias, Giorgos Zervakis, "tërmeti ishte intensiv dhe zgjati mjaft. Kjo krijoi trazira midis banorëve, të cilët ende po i ndiejnë dridhjet, pasi ka të ngjarë të regjistrohen lëkundje pasuese".

Si Kryetari i Bashkisë së Sitias ashtu edhe Kryetari i Bashkisë së Ierapetrës, Manolis Fragoulis, u rekomandojnë qytetarëve qetësi, duke theksuar se fenomeni po monitorohet. Nga kontrollet që janë kryer deri më tani nga zjarrfikësit, nuk ka pasur raportime për dëme.

Megjithatë, në të njëjtën zonë, pas atij me magnitudë 5.7 Rihter, janë regjistruar edhe pesë tërmete të tjera me intensitet prej 3.5 deri në 3.8 magnitudë Rihter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos