Maqedonia e Veriut nën pushtetin e flakëve, zjarret përhapen në zonat malore

Nga Denisa Pasholli
23 Gusht 2026, 12:51 | Ballkani

Maqedonia e Veriut nën pushtetin e flakëve, zjarret përhapen

Banorët dhe forcat zjarrfikëse në Maqedoni të veriut po luftojnë me flakët e zjarrit, pa mundur ti vënë ato nën kontroll, pavarësisht ndërhyrjes nga ajri edhe përmes helikopterit.

Zjarret, që nisën në një zonë me pyje të thatë prej të mërkurës, tashmë janë përhapur edhe në territoret e zonat e vështira malore, ku praktikisht është e pamundur të ndërhyhet nga toka.

Forcat zjarrfikëse e pranojnë se është terren shumë i vështirë, në tokë të thatë, ku zjarri përhapet lehtësisht.

Përgjatë të gjithë stinës së verës, Maqedonia e Veriut është përballur me disa seri zjarresh, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, që kanë rritur edhe më tej rrezikun për zjarre gjatë gjithë rajonit të Ballkanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos