Një stërvitje me bazë të gjerë, që ka përfshirë anije komanduese, fregate, varka me shpejtësi, anije vëzhgimi por edhe helikopterë të Aviacionit Detar si dhe avionë të Forcave Ajrore, është zhvilluar nga marina greke në detin Egje të martën dhe të mërkurën.
Sipas mediave helene u testua potenciali raketor i Marinës në skenarë komplekse dhe kërkuese sipërfaqësor dhe ajror, përmes një game të gjerë ushtrimesh.
Ky aktivitet është pjesë e programit vjetor të stërvitjes operacionale të Njësive të Shtabit të Flotës greke, me qëllim vlerësimin dhe rritjen e aftësisë luftarake si dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.
Marina tregoi gatishmërinë e saj operacionale gjatë lëshimit të llojeve të ndryshme të raketave nga fregatat "HELLI" dhe "LIMNOS". Stërvitja u drejtua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm zv/Admirali Dimitrios-Eleftherios Kataras. (A2 Televizion)