Moska ka një kërkesë për Beogradin, Rusia përmend Kosovën: Pjesë e Serbisë, mbështesim kufirin

Nga Xhevahir Qardaku
9 Tetor 2026, 11:29 | Ballkani

Ministria e Jashtme e Rusisë përmend edhe njëherë Kosovën, ndërsa vijon të mbështesë linjën e Serbisë. Zëdhënësja Maria Zaharova, përmes një konference për shtyp tha se Moska kërkon që mes Beogradit dhe Prishtinës të ketë një zgjidhje për çështjen e mbetur pezull.

“Ne e mbështesim Serbinë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit kur bëhet fjalë për Kosovën. Ne e bëjmë këtë për hir të një zgjidhjeje të drejtë të çështjes së Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe besojmë se bashkëpunimi i frytshëm midis vendeve tona përmbush interesat e të dy popujve dhe nuk duhet të mbahet peng i situatës aktuale politike. Ne mbështetemi në faktin se, edhe pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 tetor në Serbi, vazhdimësia në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe ruso-serbe do të ruhet në të mirë të popujve të të dy vendeve. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë vazhdojnë të zhvillohen, pavarësisht tensionit, histerisë anti-ruse në botë, presionit të ushtruar ndaj Beogradit nga Perëndimi.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos