Mbrojti të drejtën ndërkombëtare, Nobeli i Paqes për ish-komisioneren e OKB nga Afrika e Jugut

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 11:36 | Bota

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i është dhënë Navi Pillay, ish-komisioneres së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi kontributin e saj në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare dhe në mbajtjen e shteteve e liderëve përgjegjës për veprimet e tyre. E lindur në Afrikën e Jugut, Pillay e nisi karrierën si avokate, duke u përballur me diskriminimin dhe duke mbrojtur të drejtat themelore të njeriut.

Gjatë shpalljes së çmimit në Oslo, kryetari i Komitetit Nobel theksoi se e drejta ndërkombëtare po përballet me presion të madh, ndërsa politika e fuqisë po kërcënon parimin se drejtësia duhet të mbizotërojë mbi forcën.

Çmimi Nobel për Paqen 2026 u përzgjodh mes 287 kandidaturave, nga të cilat 208 ishin individë dhe 79 organizata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos