I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç.
Presidenca serbe e konfirmon këtë takim, teksa shton se vizita e Lajçak, synon përgatitjen e takimit të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Javën e kaluar Lajçak vizitoi Kosovën. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak deklaroi se është arritur pajtim për raundin e ri të dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç. (A2 Televizion)