Ndarja e Bosnje-Hercegovinës, media ruse: Dokumenti është gati, finalizohet në 30 qershor

Nga Erjon Dervishi
21 Qershor 2024, 18:55 | Ballkani

Procesi për ndarjen e Bosnje-Hercegovinës ka hyrë në fazën përfundimtare. Kështu shkruan media ruse ‘Novosti’, e cila thekson se ka parë dokumentin, i cili siç thekson media ruse, është gati për datën 30 qershor kur edhe do të merret në shqyrtim për shtim të disa dispozitave të tjera.

Marrëveshja për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës u shpall nga lidershipi në Banja Luka si përgjigje ndaj të gjitha sulmeve ndaj Republikës Srpska që po vinin nga vendet perëndimore.

Dokumenti, siç është paralajmëruar, përmban të gjitha aspektet e shkëputjes paqësore, por edhe të një analizë gjithëpërfshirëse të rënies së Marrëveshjes së Dejtonit, shkruan“Novosti”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qartë, kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik që një tentativë për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina do të rezultonte në reagimin e fortë të Uashingtonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos