Ndarja nga Bosnje-Hercegovina do të jetë fundi për Republikën Srpska. Kështu ka deklaruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë. Ndarja sipas saj, është një opsion i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Ambasada amerikane tha se ky propozim është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe "vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.
“Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë ato”, thuhet në deklaratë.
Pas rezolutës së Srebreincës në OKB, qeveria e Republikës Srpska tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".
Ambasada amerikane akuzoi Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të Republikës Sërpska dhe Qeverinë që ai drejton, se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”. (A2 Televizion)