“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”- Vuçiç: S’ka presion që të më bindë, jemi në situatën më të vështirë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 20:45 | Ballkani

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”-

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë në një situatë kaq të vështirë që nga viti 2008, siç është pas konfirmimit të vendimit kundër Milorad Dodik”.

Ky ishte reagimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas dënimit më burg të Presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje, shkruan A2 CNN.

“Vendi dhe udhëheqja jonë janë nën presion të madh nga të huajt. Ata duan t’i japin urdhër Serbisë se si të reagojë. Por për sa kohë që marr frymë dhe për sa kohë që një pikë gjaku rrjedh në venat e mia, nuk do të lejoj që nga goja ime të dalë asnjë fjalë lavdërimi për vendimin kundër Dodikut”, shtoi më tej Vuçiç.

Siç pohon Vuçiç, asnjë lloj presioni nuk do të detyronte të tradhtonte bindjet e tij, dhe sipas tij, më mirë vdiste.

Vuçiç njoftoi po ashtu se të zhvillonte një bisedë të rëndësishme me një udhëheqës botëror, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos