Mitsotakis "i lëshon" qenin dhe e pret me japrakë e hallvë Erdoganin - Prapaskenat e takimit pajtues

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 14:22 | Ballkani

Pinat - qeni i pallatit kryeministror grek “Megaros Maximos”, i cili është gjithmonë i pranishëm në eventet e mëdha, nxitoi edhe sot të mirëpresë presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, së bashku me Kiriakos Mitsotakis.

Siç shihet edhe në foto, Pinati ndodhej në mes kur dy drejtuesit u takuan në hyrje të pallatit. Pinat ka marrë edhe përkëdheljet e ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Surpriza e Mitsotakis me qenin e tij të dashur nuk ishte e vetmja skenë që tërhoqi vëmendjen nga takimi pajtues mes liderëve të Athinës dhe Ankarasë.

Kjo pasi, Erdogan e surprizoi homologun e tij grek duke i dhuruar një libër për historinë e Gazës.

Dhurata është me simbolikë të veçantë, duke pasur parasysh situatën që mbizotëron në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Sipas të njëjtave informacione, dhuratën e ka dorëzuar këshilltari diplomatik i presidencës turke, Tsagatai Kiliç te drejtoresha e zyrës diplomatike të kryeministrit grek, Anna Maria Eleni Boura, ndërkohë që takimi Mitsotakis-Erdogan ishte në zhvillim e sipër.

Ndërkohë sa i përket tryezës, mediat greke raportojnë se ushqime tradicionale janë përfshirë në menunë e seancës plenare të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, ku do të marrin pjesë Erdogan dhe Mitsotakis me ministrat e tyre.

Sipas informacioneve, menuja në drekën e punës do të përfshijë dollma (japrakë), sallatë taramo, peshk, kallamar, hallvë dhe fruta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos