Presidentit serb “i bie maska”, deputetja nxjerr lidhjet e Vuçiç me një qendër spiunazhi

Nga Xhevahir Qardaku
25 Shkurt 2025, 20:19 | Ballkani

Deputetja serbe Marinka Tepiç ka publikuar disa dokumente dhe të dhëna që përfshijnë drejtpërdrejtë presidentin Aleksandër Vuçiç në shkelje ligjore.

Nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi pretendoi se ai ka ndërhyrë në Prokurorinë e vendit duke bërë që emri i vëllait të kryeparlamentares Ana Bërnabiç, të fshihej nga një dosje hetimore të një skandali për korrupsion, shkruan A2 CNN.

Në atë çështje janë arrestuar 14 persona, mes tyre edhe ish drejtori i Energjisë Elektrike Serbe, Millorad Gërçiç. Deputetja Tepiç, duke zbuluar dokumente, tha se Gërçiç është ndaluar sepse posedon informacione për një qendër spiunazhi të paligjshme të krijuar me urdhër të Vuçiçit dhe njerëzve të tij.

Ajo shtoi më tej se gjithçka ka filluar në vitin 2016 kur Vuçiç ishte kryeministër. Informacionet sekrete që mblidheshin i kalonin Ministrisë së Brendshme, nënvizon deputetja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos