Rendi botëror dhe OKB në lojë, Rusia hedh sërish sytë nga Kosova, Lavrov e krahason me Ukrainën

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 20:15 | Ballkani

Rusia hedh sytë nga Kosova dhe vazhdon që ta përdorë për të justifikuar sulmet ndaj perëndimit dhe luftën e nisur kundër Ukrainës.

Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, në konferencën me titull "Tokat Historike të Rusisë Jugore: Identiteti Kombëtar dhe Vetëvendosja e Popujve", pretendoi se perëndimi përdor standarde të dyfishta për rastin e Kosovës dhe për Krimenë apo rajonet lindore të Ukrainës të aneksuara.

“Ne nuk duam të prishim kuadrin ligjor të marrëdhënieve ndërkombëtare, Kartën e OKB-së. Por duhet të respektohet Karta e OKB-së dhe ndërlidhja e saj, dhe ajo duhet të respektohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, plotësisht. Për shembull flasim për kolapsin e Jugosllavisë. Perëndimi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës dhe më pas thanë se kjo është e drejta për vetëvendosje. Edhe në atë kohë, askush nuk kishte përdorur asnjë forcë kundër tyre. Kishte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që përcaktonte se Kosova ishte pjesë e Serbisë. Në atë kohë, ajo ende quhej Republika e Jugosllavisë. Kjo ndodhi në shkurt të 2008-ës. Nuk ishte një situatë paqësore. Sapo kishte ndodhur grushti i përgjakshëm i shtetit, i cili solli në pushtet juntën ushtarake në Ukrainë.

Dhe menjëherë filluan konfliktin e armatosur me njerëzit e tyre në Krime, sepse refuzuan të njihnin rezultatin e këtij grushti shteti. E njëjta gjë ndodhi në Donbas dhe kundër tyre filluan të përdorin avionë luftarakë. Ata bombarduan Luhanskun qendror duke përdorur avionë luftarakë. Njerëzit u dogjën të gjallë. Dhe pastaj populli i Krimesë u përball me të ashtuquajturit trena të miqësisë ku militantë të armatosur udhëtonin për atje. Dhe kur ata u ngritën kundër tij dhe bënë një referendum, perëndimi tha, jo. Nuk mund të jetë sepse është shkelje e integritetit territorial. Po Serbia? Por, jo, kjo është një gjë tjetër. Sepse në rastin e Serbisë është dërguar një çështje në gjykatën ndërkombëtare dhe ka vendosur që shpallja e një pjese të shtetit si të pavarur nuk kërkon marrëveshje nga autoritetet qendrore. Megjithatë ende askush nuk dëshiron ta njohë këtë” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos