Rrëzohet në det helikopteri me turistë në Athinë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 17:17 | Ballkani

Rrëzohet në det helikopteri me turistë në Athinë

Një helikopter që transportonte katër turistë amerikanë është rrëzuar në det në portin turistik të Vuliamenit, në jug të Athinës.

Sipas mediave të huaja, helikopteri ra midis jahteve të ankoruara në marinë pak çaste pas ngritjes, ndoshta për shkak të një defekti në motor, ndërsa të gjithë personat në bord, përfshirë pilotin grek janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas autoriteteve greke, të lënduarit kanë marrë vetëm lëndime të lehta, shkruan A2 CNN.

Helikopteri ra midis jahteve të ankoruara në marinë pak çaste pas ngritjes, ndoshta për shkak të një defekti në motor.

Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar pilotin 57-vjeçar të helikopterit. Ai u mor në paraburgim nga Autoriteti Portual i Vouliagmenit, i cili po drejton hetimin paraprak. Ai përballet me akuza për rrezikim të sigurisë së transportit, lëndim trupor për shkak të neglizhencës dhe mosndjekje të procedurave të ekuipazhit në rast emergjence. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos