Serbia dorëzohet për Kosovën në KiE, Vuçiç: Nuk kemi llastiqe, por do luftojmë me qëndrime të forta

Nga Xhevahir Qardaku
30 Prill 2024, 10:00 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një fjalimi drejtuar popullit, u shfaq i dorëzuar lidhur me pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ai njoftoi se më datë 16 maj do të bëhet votimi dhe se pranimi i Kosovës në këtë organizatë është pika dy e rendit të ditës.

“Ne po bëjmë çmos që ta parandalojmë, sepse respektojmë rregullat europiane dhe gjithçka që kemi rënë dakord me Europën dhe amerikanët”, tha Vuçiç, por duke harruar se këto përpjekje bien ndesh me marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Ndër të tjera, akuzoi Europën dhe perëndimin se kanë harruar asociacionin apo detyrimet e tjera që Kosova nuk ka përmbushur.

“Fuqitë më të mëdha dhe lojtarët më të mëdhenj, qëndrojnë pas gjithë kësaj”, u shpreh presidenti serb, duke theksuar se vendi i tij nuk do të luftojë me llastiqe, por me qëndrime të forta.

“Besojmë se do të kenë një shumicë mes 29 dhe 33”, tha mes të tjerash Vuçiç.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos