Serbia mori dy non gratat në qeveri, reagimi i ashpër i SHBA

Nga A2 CNN
1 Maj 2024, 10:48 | Ballkani

Serbia mori dy non gratat në qeveri, reagimi i ashpër i SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ashpër pas vendimit e të mandaturit për kryeministër Vuçeviç në Serbi për të rikthyer në kabinet dy individë të sanksionuar nga SHBA.

DASH deklaroi për mediat e huaja se pozicioni i SHBA për ish-shefin e BIA-s, të sanksionuarin Aleksander Vulin, mbetet i njëjtë.

“SHBA s’luan asnjë rol në krijimin e qeverisë së Serbisë. Ne jemi të zhgënjyer të shohim dy individë të sanksionuar që janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për Vulin është i ditur Ai mbetet nën sanksionet e SHBA”, shkruhet në reagim.

Ish-shefi i Shërbimit Sekret, Aleksander Vulin është propozuar për zëvëndëskryeministër në qeverinë e re të Serbisë. Përveç Vulin, në Qeverinë e re të Serbisë pritet të jetë edhe i sanksionuari tjetër nga SHBA Nenad Popoviç.

Mandatari për krijimin e Qeverisë së re Milosh Vuçeviç e ka propozuar atë që ta ketë rolin e ministrit pa portofol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos