Tërmet i fortë në Kroaci, nuk raportohen dëme

Nga A2 CNN
1 Maj 2024, 08:25 | Ballkani

Tërmet i fortë në Kroaci, nuk raportohen dëme

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Shërbimit Sizmologjik në Kroaci, epiqendra e tërmetit ishte rreth 15 kilometra në jug të Slunjit.

Ndërsa thellësia është regjistruar rreth 10 kilometra.

Tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë Kroacinë, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu ka raportime se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos