SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 15:06 | Ballkani

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të zgjasin edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi zyrtar u bë publik më 24 qershor 2025 dhe do të publikohet në Federal Register, si dhe do t’i transmetohet Kongresit Amerikan.

Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm përmes Urdhrit Ekzekutiv 13219, për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, shkruan A2 CNN.

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin

Kjo gjendje është përditësuar ndër vite:

·         Në 2003 me Urdhrin Ekzekutiv 13304,

·         Në 2021 me Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili e zgjeroi fushëveprimin e saj në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për shkak të korrupsionit të përhapur dhe minimit të institucioneve demokratike,

·         Në janar 2025 me Urdhrin Ekzekutiv 14140, për të adresuar përpjekjet e vazhdueshme për të sfiduar sovranitetin e vendeve të rajonit dhe për të shmangur sanksionet amerikane.

Sipas njoftimit të fundit, “situata në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve”. Në këtë kuadër, Presidenti amerikan ka vendosur të vazhdojë për 1 vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare, që përfshin sanksione dhe masa të tjera për individë që cenojnë paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos