Aleanca euroatlantike ka përshëndetur vendimin për caktimin e diplomatit Peter Sorensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, detyrë në të cilën ai do të zëvendësojë Miroslav Lajçak.
Në faqen zyrtare të NATO, shkruhet se aleanca do të punojë ngushtë me Sorensen për të ruajtur stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
“NATO mezi pret të punojë ngushtë me Peter Sørensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. (A2 Televizion)