Sorensen në Serbi për dialogun, Vuçiçi i kërkon asociacionin: Parakusht për normalizimin

Nga Xhevahir Qardaku
25 Mars 2025, 20:47 | Ballkani

Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen takoi të martën në Beograd presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Kjo ishte hera e parë që ata ulen ballë për ballë që kur diplomati danez mori detyrën. Vuçiç njoftoi në Instagram se i ka thënë Sorensenit se “formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas 12 vitesh refuzimi të Prishtinës për ta përmbushur këtë detyrim, është parakusht për fillimin e normalizimit të vërtetë të marrëdhënieve”, shkruan A2 CNN.

Vuçiç iu ankua diplomatit të lartë për atë që e quajti “pozitë të vështirë të serbëve në Kosovë për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”.

Sorensen ka qëndruar javën e kaluar një vizitë treditore në Kosovë, gjatë së cilës, pas takimeve të veçanta me zyrtarë të institucioneve në Prishtinë, ka thënë se kanë diskutuar se si të ecin përpara në procesin e dialogut. Gjatë vizitës së tij në Kosovë Sorensen ka biseduar edhe me përfaqësues të Listës Serbe dhe ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos