Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi

Nga Rosalba Bejdo
28 Prill 2025, 21:54 | Ballkani

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar sërish studentët që protestojnë prej muajsh kundër regjimit të tij. Në një deklaratë këtë të hënë, Vuçiç paralajmëroi se vendi do të zgjedhë momentin se kur do t’i përgjigjet dhunës. 

"Në momentin që nuk do të mund të tolerojmë më dhunën, do të jetë fundi," u tha ai gazetarëve në Çaçak. Sipas kreut të shtetit serb, bllokadat janë dhunë, sepse çdo bllokadë është “bullizëm i pastër”, shkruan A2.

“Është e rëndësishme që njerëzit ta shohin këtë dhe ta dënojnë çdo ditë e më shumë. Ata e shkatërruan vendin tonë për gjashtë muaj”, tha Vuçiç për protestat e studentëve, të cilat nisën pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.  

Mediat në Beograd raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur pranë Fakultetit të Sportit në Novi Sad, ku, siç thuhet, studentët kanë bllokuar hyrjen e dekanit dhe janë sulmuar nga xhandarmëria.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç pretendon se policia është sulmuar nga protestuesit dhe dënoi ashpër dhunën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos