Varret pa emra përgjatë rrugës së migrimit ballkanik

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 12:50 | Ballkani

Varret pa emra përgjatë rrugës së migrimit ballkanik

Teksa emigrantët udhëtojnë përgjatë rrugës ballkanike drejt Evropës Perëndimore, OJQ-të po përpiqen të mbajnë gjurmët e atyre që humbasin jetën, por shumë gurë varresh mbeten pa emër.

Lumi Drina përshkon Ballkanin dhe përbën një pjesë të madhe të kufirit midis Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Pranë qytetit të Loznicës, në anën serbe të kufirit, i rrethuar me pyje të dendur, Drina është një pengesë e konsiderueshme për emigrantët që u duhet të vijojnë rrugën me shpresën për një jetë më të mirë në Evropën Perëndimore.

Për shumë prej atyre që udhëtojnë përgjatë rrugës migratore të Ballkanit Perëndimor, ky lumë 346 km i gjatë do të shënonte jo vetëm fundin e udhëtimit të tyre, por fundin e jetës së tyre.

Varret pa emra përgjatë rrugës së migrimit ballkanik

“Problemi është se ne nuk e dimë se kush është varrosur”, thotë Milica Shvabiç, avokate e OJQ-së KlikAktiv, e cila shpjegon se si “të gjitha varret janë shënuar si të panjohura dhe kanë vetëm vitin e vdekjes.”

Nuk dihet numri i saktë i emigrantëve që u mbyten në Drina, pasi autoritetet nuk mbajnë të dhëna zyrtare.

Në një varrezë në qytetin perëndimor serb të Loznicës, shfaqen 12 varre identike.

Vdekjet e emigrantëve në rrugën ballkanike janë regjistruar nga aktivistët vendas, por është e pamundur të merret një vlerësim i saktë. Sipas të dhënave 400 vdekje janë regjistruar që nga viti 2015. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos