“Vuçiç hajdut”, mijëra vetë protestojnë me vezë e domate në Beograd kundër zgjedhjeve

Nga Denisa Pasholli
19 Dhjetor 2023, 08:11 | Ballkani

Mijëra vetë dolën në protestë mbrëmë në qendër të Beogradit, thirrur nga liderët e opozitës, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, certifikuar tashmë nga komisioni republikan zgjedhor.

Mbështetësit e aleancës opozitare, "Serbia kundër Dhunës", thanë se këto zgjedhje edhe njëherë rikthyen pasigurinë për vlerën e votës, teksa goditën godinën e komisionit zgjedhor me vezë e domate, me thirrjet “Vuçiç hajdut”.

“Vuçiç hajdut”, mijëra vetë protestojnë

Liderët e opozitës, Miroslav Aleksiç dhe Marinika Tepiç, thanë se këto zgjedhje treguan edhe njëherë mashtrimet në çdo proces elektoral dhe se ata do të protestojnë, deri sa Komisioni të dëgjojë e të plotësojë kërkesat e tyre.

Reagimet pas fushatës e zgjedhjeve në Serbi kanë qenë të shumta, por ndërkombëtarët nuk do të shprehen derisa të dalë OSBE-ja me një raport paraprak.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos