Vuçiç me zëvendësin e Lavrov, falënderon Rusinë për mbështetjen e integritetit territorial serb

Nga Rosalba Bejdo
2 Korrik 2024, 15:00 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, priti në Beograd zëvendësministrin rus të Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën, e votuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin maj.

Vuçiç postoi në Instagram një foto nga takimi me zëvendësin e Sergei Lavrov, shoqëruar me një mesazh falënderues për Rusinë lidhur me mbështetjen ndaj integritetit territorial të Serbisë. “Kemi biseduar për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Rusisë dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, tha presidenti serb.

Një ditë më herët, Grushko takoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, me të cilin bisedoi për çështjet aktuale të sigurisë dhe shprehu nevojën për koordinim të vazhdueshëm të institucioneve kompetente të sigurisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos