Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, biseduan për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork, shkruan A2 CNN.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit mes dy vendeve.
Mes shqetësimeve të ngritura nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pikërisht nga Nju Jorku se Beogradi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën, Vuçiç u shpreh se kishte theksuar para Rubios se Serbia është e “përkushtuar” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”. (A2 Televizion)