Maqedonia e Veriut zhvillon sot për të tetën herë, që nga pavarësia e vendit, zgjedhjet për drejtuesit e pushtetit lokal.
Qytetarët zgjedhin kryetarët dhe këshilltarët në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.
Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar 16. Zgjedhjet po monitorohen nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë. Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të mbrëmjes.
Qytetarët do të jenë në gjendje të votojnë vetëm një herë dhe të votojnë për kryetar komune dhe këshill në komuna, dhe në kryeqytet për kryetar komune ku jetojnë qytetarët dhe për Qytetin e Shkupit, si dhe për këshillat. Pra, në Shkup, kanë katër fletë votimi. (A2 Televizion)