Zbardhet atentati me eksploziv në Elbasan, në pranga 43-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2026, 11:02 | Kronikë

Zbardhet atentati me eksploziv në Elbasan, në pranga 43-vjeçari

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi të një shtetaseje me inicialet A. D. iu vendos lëndë plasëse.

Në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, është ndaluar njëri prej personave të dyshuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë E. T., 43 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka siguruar automjetin e përdorur për realizimin e ngjarjes.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur O. E., 36 vjeç, M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, si dhe një 17-vjeçar me inicialet B. N., banues në Durrës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos