Arrestohet mësuesi i denoncuar nga 7 nxënëse për ngacmim seksual në Selincë, 5 prej tyre nuk tërhiqen nga akuzat

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2026, 10:02 | Aktualitet

Arrestohet mësuesi i denoncuar nga 7 nxënëse për ngacmim

Policia e Vlorës konfirmon arrestimin e mësuesit të edukimit fizik, 35 vjeç, i denoncuar nga shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” për ngacmim seksual.

35-vjeçari është transferuar në ambientet e paraburgimit në Vlorë, ku do të qëndrojë në pritje të seancës gjyqësore, e cila pritet të zhvillohet në ditët në vijim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Nga shtatë nxënëset që kanë bërë denoncimin, dy prej tyre janë tërhequr, ndërsa pesë të tjerat vijojnë të qëndrojnë në deklarimet e tyre, duke pretenduar se kanë përjetuar situata dhe sjellje me natyrë ngacmuese nga ana e mësuesit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia, gjatë verifikimeve nuk janë evidentuar mesazhe me përmbajtje ngacmuese në telefonin e mësuesit. Megjithatë, pesë nxënëset vijojnë të deklarojnë se janë përballur me fjalë dhe sjellje të papërshtatshme nga ana e tij.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Vlorës, e cila do të vlerësojë provat dhe deklarimet e palëve, si dhe do të marrë dëshmitë e nxënëseve për të hedhur dritë mbi pretendimet e ngritura.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos