Tërmet i fortë në detin Jon, lëkundjet ndihen në Sicili dhe Kalabri

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 07:34 | Bota

Tërmet i fortë në detin Jon, lëkundjet ndihen në Sicili

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur gjatë orëve të para të mëngjesit detin Jon, në një zonë të vendosur mes Sicilisë dhe Kalabrisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, lëkundja u regjistrua në orën 03:26 me thellësi 48 kilometra, rreth 72 km nga Reggio Calabria dhe 81 km nga Aci Reale.

Tërmeti është ndier qartë nga popullata, veçanërisht në Catania, Messina dhe Siracusa, ku shumë banorë të alarmuar kanë dalë në rrugë. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por frika ka qenë e madhe për shkak të intensitetit të lëkundjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos