Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Teksas, plagoset një 17-vjeçar

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 21:57 | Bota

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në

Të shtëna më armë zjarri kanë ndodhur në një shkollë në zonën e Dallasit në Teksas. Mediat amerikane bëjnë të ditur se një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë. Nga të dhënat paraprake mësohet se adoleshenti është plagosur në këmbë nga një bashkëmoshatari i tij.

Në pamjet e publikuara në media shihen studentët që vrapojnë nën panik në oborrin e shkollës, ndërsa forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në

Plagosja ndodhi në shkollën e mesme Wilmer-Hutchins në Dallas. Raportohet se në prill të vitit 2024, në të njëjtën shkollë ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri, ku një nxënës mbeti i plagosur në këmbë teksa ishte në klasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos