Tërmet i fortë në Taxhikistan

Nga A2 CNN
13 Prill 2025, 10:16 | Bota

Tërmet i fortë në Taxhikistan

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në provincën autonome Badakhshan të Taxhikistanit. Qendra Sizmologjike e Uzbekistanit njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 09:24 me orën lokale.

Tërmeti me magnitudë 5.8, epiqendra e të cilit ishte në Provincën Autonome Nagorno-Badakhshan të Taxhikistanit, ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Mediat turke bëjnë të ditur se nga tërmeti i regjistruar në rajonin malor nuk raportohet deri më tani asnjë humbje jetësh apo prone.

Tërmeti është ndjerë edhe në Uzbekistanin fqinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos