Ç’po ndodh në Nju Jork? Bie një tjetër avion me 6 persona në bord

Nga A2 CNN
13 Prill 2025, 08:56 | Bota

Ç’po ndodh në Nju Jork? Bie një tjetër avion me 6

Një avion i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua të shtunën pasdite në një fushë me baltë rreth 80 kilometra në jug të Albany-t nw shtetin e Nju jorkut, duke shkaktuar të paktën një viktimë të konfirmuar, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA) dhe Zyrës së Sherifit të Qarkut Columbia.

Avioni, i tipit Mitsubishi MU-2B, u rrëzua rreth orës 12:15 pasdite me orwn lokale në zonën rurale të Copake, pranë kufirit me shtetin Massachusetts. Sipas autoriteteve, aeroplani ishte nisur për në Aeroportin e Columbia County, afër qytetit Hudson, NY.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ende numrin e plotë të të lënduarve apo viktimave të mundshme. Ekipet e emergjencës po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të lagësht dhe borës që ka përfshirë zonën.

Shkaku i rrëzimit nuk është bërë ende i ditur. Hetuesit nga Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB) pritet të mbërrijnë në vendngjarje dhe të japin më shumë informacion gjatë së dielës.

Dy ditw mw parw njw helikopter turistik u rrëzua në lumin Hudson, duke i marrë jetën të gjashtë personave në bord. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, pranë Pier 25, midis rrugëve West dhe Canal, një zonë e njohur turistike në Manhattan.

Sipas autoriteteve, në bordin e helikopterit të tipit Bell 206 ndodheshin piloti dhe një familje turistësh nga Spanja, dy të rritur dhe tre fëmijë. Fatkeqësisht, askush nuk mbijetoi nga aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos