Tërmet i fuqishëm në Greqi

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 08:13 | Bota

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet i fortë 5.2 rihter ka goditur, mëngjesin e sotëm, Evian në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti është ndjerë edhe në Atikë, ndërsa epiqendra ishte 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia fokale në 14.2 kilometra.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti vlerësohet në shkallën 5.3 Rihter. Shtatë minuta më vonë, një tërmet 3.7 rihter me thellësi fokale 5 km ndodhi nga e njëjta epiqendër që u ndje edhe në zona të Atikës.

“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, u shpreh për mediat greke sizmologu Kostas Papazachos.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos