All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dhoma e Përfaqësuesve akordon 15 miliardë dollarë ndihma për Izraelin në luftë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 08:12 | Bota
All - Paragraf - 1

Dhoma e Përfaqësuesve akordon 15 miliardë dollarë ndihma

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme ushtarake prej gati 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, një mbështetje e fuqishme ndaj luftës me Hamasin, por edhe një qasje partiake nga kryetari i ri Mike Johnson, e cila përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për demokratët dhe Presidentin Joe Biden.

All - Paragraf - 3

Sipas Zërit të Amerikës, ndryshe nga e kaluara, paketa e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve kërkon që ndihma urgjente të kompensohet përmes shkurtimit të shpenzimeve qeveritare diku tjetër.

Presidenti Biden ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit, i cili u miratua me 226 vota pro dhe 196 kundër, me 12 demokratë që iu bashkuan shumicës republikane.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se paketa do t’i sigurojë Izraelit ndihmën e nevojshme për t'u mbrojtur, liruar pengjet e marra nga Hamasi dhe për të çrrënjosur grupin militant palestinez.

All - Paragraf - 6

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, paralajmëroi se projektligji joserioz nuk ka shanse të miratohet në Senat. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos