Krim i rëndë në Itali, burri vret gruan me shkop bejsbolli

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 12:44 | Bota

Krim i rëndë në Itali, burri vret gruan me shkop bejsbolli

Një krim i rëndë në familje është regjistruar mëngjesin e së martës në Itali, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me sende të forta bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Termes në Parma, ku viktima 66 vjeç, një shtetase e huaj, është goditur disa herë me shkop bejsbolli nga bashkëshorti i saj.

Autori i krimit është ndaluar nga një oficere policie që nuk ishte në detyrë në ato momente dhe është dërguar në stacionin e policisë.

Efektivja raportohet të ketë dëgjuar të bërtiturat e gruas, por nuk ka mundur që të ndërhyjë në kohë për t’i shpëtuar jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos