Përveç luftës, Ukraina përballet me acarin e dimrit, të paktën 10 viktima

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 11:52 | Bota

Përveç luftës, Ukraina përballet me acarin e dimrit,

Një stuhi dëbore ka përfshirë, ditët e fundit, Ukrainën duke shkaktuar probleme të mëdha për vendin që është duke u përballur me një agresion ushtarak nga Rusia prej gati 2 vitesh.

Të paktën 10 persona raportohet të kenë humbur jetën nga i ftohti, ndërsa mbi 2000 qytete dhe fshatra kanë ndërprerje të energjisë elektrike,

“Në total, 2019 vendbanime në 16 rajone janë shkëputur nga sistemi i energjisë”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Në disa zona, trashësia e borës ka arritur në 2 metra, teksa mijëra akse rrugore janë bllokuar për qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Autoritetet thanë se temperaturat kanë rënë disa gradë në minus dhe erërat po fryjnë deri në 72 kilometra në orë, duke e vështirësuar punën e emergjencave civile.

Rusia, dimrin e kaluar sulmoi pareshtur sistemin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë për periudha të gjata kohore gjatë ditëve të ftohta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos