
Një sulm me dron, që dyshohet të jetë nisur nga Irani, shkaktoi zjarr pranë një termocentrali bërthamor në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Paraprakisht nuk raportohet për njerëz të lënduar ose ndikim në nivelet e rrezatimit, raporton A2CNN.
Në deklaratë nuk specifikohet se nga është nisur droni, por Emiratet e Bashkuara Arabe kohët e fundit kanë akuzuar Iranin se qëndron pas sulmeve ndaj infrastrukturës së tyre energjetike dhe ekonomike.
Teherani nisi sulme hakmarrëse në të gjithë rajonin pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli goditën Iranin më 28 shkurt, duke vrarë udhëheqës të lartë dhe duke shkaktuar një luftë më të gjerë.
Irani ka akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatët e tjerë të SHBA-së në Gjirin Persik se kanë lejuar forcat amerikane të kryejnë sulme nga territori i tyre. (A2 Televizion)