Panik në Modena, 30-vjeçari përplas turmën me makinë, 8 të plagosur

Nga Rosalba Bejdo
17 Maj 2026, 10:36 | Bota

Momente tmerri në qytetin e Modenas në veri të Italisë. Një burrë përplasi makinën mbi një turmë njerëzish, duke plagosur të paktën tetë persona, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, sipas autoriteteve policore, shkruan A2CNN. 

Shoferi, një 30-vjeçar i lindur në Bergamo dhe me origjinë nga Afrika e Veriut, tentoi të arratisej pasi makina u përplas në vitrinën e një dyqani. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai u ndalua nga disa kalimtarë.

Njërin prej tyre e sulmoi me thikë, duke e plagosur lehtë. Më pas, autori u arrestua nga policia. Sipas një burimi nga Ministria e Brendshme italiane, burri ishte nën trajtim për çrregullime mendore.

Autoritetet nuk dhanë ende detaje mbi motivet apo nëse bëhet fjalë për një akt terrorist. Kryebashkiaku e përshkroi ngjarjen si një sulm të qëllimshëm ndërsa kryeministrja Georgia Meloni shprehu solidaritetin me të plagosurit dhe familjet e tyre. 

Ajo që ndodhi në Modena është jashtëzakonisht serioze. Kam besim se personi përgjegjës do të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij,” pohoi kryeministrja italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos