Sulm me dron rus në Kiev, përkeqësohet bilanci i viktimave

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 07:07 | Bota

Sulm me dron rus në Kiev, përkeqësohet bilanci i viktimave

Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga sulmi i mbrëmshëm me dronë rusë në Kiev. Gjashtë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe një djalë 6-vjeçar, ndërsa 43 të tjerë u plagosën, 26 prej të cilëve u shtruan në spital. Sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Timur Tkachenko, në Telegram, katër prej tyre ndodhen në rrethin Svyatoshynskyi, dy në rrethin Solomyanskyi.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi sulmin, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy komentoi mbi sulmin në mediat sociale.

"Kievi. Sulm me raketa. Direkt mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në vendngjarje. Terroristë rusë."

Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN dronët rusë u lëshuan, veçanërisht në distriktin Solomyanskyi, ku janë raportuar zjarre në ndërtesa banimi, depo dhe një shkollë.

Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos