Dinamo vuan, por ia del, kalon edhe Egnatia, Vllaznia bie në fund

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 23:45 | Futboll

Dinamo vuan, por ia del, kalon edhe Egnatia, Vllaznia bie në fund

Dinamo dhe Egnatia kalojnë në raundin e ardhshëm të Conference League, ndërsa Vllaznia nuk ia ka dalë të kualifikohet në Islandë ndaj Vikingur Reykjavik.

Dinamo-Atletic Escaldes u mbyll 1-1 në Elbasan Arena, ndërsa blutë arritën të sigurojnë biletën për në raundin e ardhshëm falë fitores 1-2 në transfertë.

Kampionët e Egnatias kanë arritur të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Dinamos së Minskut 1-0 duka kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1, pasi fitoi edhe takimin e parë 2-1, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, fati nuk ishte me Vllazninë. Shkodranët fituan ndeshjen e parë, por u mposhtën në të dytën në Islandë 4-2, duke e mbyllur këtu aventurën e këtij sezoni në Europë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos