Pas një pauze prej plot 13 vitesh, qyteti i dikurshëm i luftës, Aleppo, do të rinisë sërish fluturimet. Duke nisur nga 1 gushti, “Turkish Airlines” do të rifillojë fluturimet e përditshme nga Aeroporti i Stambollit drejt qytetit sirian.
Ky hap vjen pas ndryshimeve të mëdha politike në Siri, që kulmuan me rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assad vitin e kaluar nga forcat rebele. Që nga janari, vendin e ka marrë presidenti i ri, Ahmad al-Sharaa, dhe sipas autoriteteve, situata në vend është përmirësuar ndjeshëm, shkruan A2 CNN.
Aleppo, qyteti i dytë më i madh në Siri, është i njohur për trashëgiminë e tij të pasur kulturore dhe lidhjet tregtare. Për vite me radhë, qyteti ka qenë i konsideruar një nga më të rrezikshmit në botë për shkak të luftës civile që shpërtheu në vitin 2011. Turkish Airlines kishte ndaluar fluturimet për në Siri në vitin 2012.
Bileta për destinacionin e saporihapur do të kushtojë 299 dollarë vajtje-ardhje. Kompania buxhetore AJet, që i përket Turkish Airlines, ka rifilluar fluturimet për në Damask në qershor, ndërsa më 23 janar u krye fluturimi i parë nga Stambolli për në kryeqytetin sirian, me 349 pasagjerë në bord – shumica sirianë që ktheheshin në atdhe pas shumë vitesh.
Gjithashtu, Emirates ka rifilluar fluturimet drejt Damaskut në prill, ndërsa Qatar Airëays pritet të nisë fluturimet për në Aleppo nga muaji i ardhshëm. (A2 Televizion)