“Kamberi punon me urdhër të Kurtit!” “Lugina e Preshevës” s’ekziston, përdoret me idenë e “Shqipërisë së madhe”

Nga Rosalba Bejdo
31 Korrik 2025, 21:54 | Kronikë

Kërkesa e deputetit të Parlamentit serb Shaip Kamberi për të përfshirë çështjen e situatës së shqiptarëve në Serbi në dialogun Beograd-Prishtinë është bërë me kërkesë të Albin Kurtit. Kështu deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Petar Petkoviq.

“Kamberi është dikush që çdo ditë përpiqet të minojë rendin kushtetues të Serbisë, ku u zgjodh deputet. Paradoksi është se ai tani po propozon diçka për të përmirësuar të drejtat e shqiptarëve. Ky është një abuzim i pozicionit të të drejtave të pakicave dhe injorancë e dialogut dhe rezolutave që përcaktojnë dialogun”.

Ai theksoi se termi " Lugina e Preshevës" nuk ekziston dhe se është një koncept i shpikur nga disa diplomatë perëndimorë dhe i përdorur nga shqiptarët me qëllim distancimin politik dhe gjeografik nga Serbia qendrore.

“Ky term përdoret për qëllimin e idesë së Shqipërisë së Madhe të ekstremistëve shqiptarë”, shtoi Petković. Ai theksoi se Kamberi po punonte me urdhër të Kurtit dhe Bislimit.

“Ai është në fakt një avanpost i politikës së Kurtit. Po kërkon të imponojë atë që Bislimi u përpoq të bënte në raundin e fundit të dialogut. Ai po përpiqej të impononte një temë inekzistente.

Petkovic komentoi edhe arrestimin e ndihmësit të tij Igor Popović, duke paralajmëruar se nuk do të ketë dialog derisa Popovictë lirohet. Sipas tij, Albin Kurti, me këtë sjellje i ka tejkaluar të gjithë kufijte, dhe po bën gjithçka për të mbuluar krizën më të madhe institucionale në Prishtinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos